Egbo “alla Reja”, trajneri i bardhebluve ndryshon skemën para Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 29, 2020 | 9:16


Egbo “alla Reja”, trajneri i bardhebluve ndryshon skemën para Kukësit

Tirana do të luajë me skemën 3- 5-2. Emanuel Egbo duket se ka vendosur që të kopjojë Edi Rejën pak ditë para nisjes së sezonit. Numri një i stolit bardheblu ka zhvilluar një mbledhje rrufe me gjithë skuadrën pikërisht në nisje të stërvitjes. Të gjithë menduan ndonjë diskutim apo masë, por në fund rezultoi diçka ndryshe.

Egbo-Reja

Emanuel Egbo i komunikoi skuadrës që do të lërë mënjanë skemën e famshme dhe kampione 4-2-3-1 dhe do të kalojë te skema më e zakonshme në gjithë Europën, 3-5-2. Sigurisht, lojtarët kanë qenë pak a shumë të njëjtët, ndërsa pozicionet e tyre kanë ndryshuar. Me mungesën e Çelhakës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga gazeta, Torasa është kthyer mesfushor qendre në krah të Bathës. Ernest Muçi nga sulmues i parë ka dalë “playmaker”.

Toli do të jetë mesfushori i djathtë, ndërsa Ismajlgeci i majtë. Dy ndryshimet e tjera ishin mbrojtja dhe sulmi. Në sulm u mendua dyshja Kobina dhe Danso. Mbrojtja kthehet me tre, ku Najdovski është në qendër dhe Hoxhallari e Vangjeli stoperë të ekipit. Përmbysje e gjithë skemës së lojës dhe e filozofisë në fushë.

Tirana 3-5-2

Në pjesën e dytë të stërvitjes, Egbo provoi një tjetër ekip, ku në vend të Kobinës dhe Dansosë luajtën Sasraku e Halili, të dy sulmues të pastër. Trajnerët bardheblu kanë marrë këtë vendim duke parë se skuadra me skemën e vjetër nuk ka mundësi të luajë mirë. Nëse luhet këtë fundjavë miqësore, trajnerët do ta eksperimentojnë këtë skemë në lojë dhe nëse jep rezultat, do ta vënë në zbatim në sfidën me Kukësin.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com