Efekti “Sarri”, Miralem Pjaniç vazhdon me prekje topi rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 14:08

Efekti “Sarri”, Miralem Pjaniç vazhdon me prekje topi rekord

Mauricio Sarri mbërriti në Torino me ide të qarta duke nisur nga Miralem Pjaniç: “Dua të paktën 150 prekje topi nga ai çdo ndeshje”. Dhe ndoshta shifrën e plotë fantazisti boshnjak nuk e ka prekur çdo ndeshje, por gjithsesi është në ato ujëra, siç tregon edhe ndeshja e fundit kundër Kaljarit. 

miralem-pjanic-juventus-2018-19-1539857361-18317

Në suksesi 4-0 të ditës së hënë, PjMauricio Sarri mbërriti në Torino me ide të qarta duke nisur nga Miralem Pjaniç: “Dua të paktën 150 prekje topi nga ai çdo ndeshje”. Dhe ndoshta shifrën e plotë fantazisti boshnjak nuk e ka prekur çdo ndeshje, por gjithsesi është në ato ujëra, siç tregon edhe ndeshja e fundit kundër Kaljarit. aniç e “përkëdheli” topin në 142 raste, nga të cilat 117 pasime shkuan në destinacion.

pjanic

Një shifër e tillë tregon jo vetëm saktësinë e ballkanasit, e cila shkon në 93 për qind, por në të njëjtën kohë nënvizon edhe rëndësinë e numrit 5 për lojën e bardhezinjve. Tashmë dihet, trajneri Sarri kërkon që gjithçka në mesfushë të rrotullohet rreth Pjaniçit dhe boshnjaku bën të pamundurën që të bëjë të lumtur “bosin” e tij, por në të njëjtën kohë të jetë edhe sa më tepër efikas për Juventusin. Pasi kur Miralem shuhet, edhe “Zonja e Vjetër” dallohet qartazi që çalon në fushë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"