Efekti “Broja” te Fullhemi, edhe Fabricio Romano vë në dukje përmirësimin e dukshëm që kur u transferua sulmuesi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 21:54

Efekti “Broja” te Fullhemi, edhe Fabricio Romano vë në dukje përmirësimin e dukshëm që kur u transferua sulmuesi shqiptar

Armando Broja në një farë mënyre ka ndihmuar Fullhemin. Jo duke dhënë kotribut me golat e tij në fushën e lojës, por duke bërë që nëpërmjet rritjes së konkurrencës, të zgjojë pjesëtarët e tjerë të sulmit të kësaj skuadre.

Fulham new signing Armando Broja

Kjo nuk është rastësi, pasi shifrat flasin për një ndryshim drastik të paraqitjeve të sulmuesit brazilian Rodrigo Muniz që nga momenti kur Broja u bë pjese e kësaj skuadre. Këtë e ka vënë në dukje sot edhe gazetari i njohur Fabricio Romano me një postim në rrjetet sociale, pasi Muniz shënoi 2 gola në ndeshjen ku Broja u dërgua në tribunë.

“Rodrigo Munz ka shënuar tashmë 7 gola në 7 ndeshje që nga data 2 shkurt, kur Armando Broja iu bashkua në huazim FUllhemit. Fullhemit do t’i kushtojë 4 milionë paund huazimi nga Çelsi, por tashmë vlera e Muniz është shumë më e lartë. Gola të shënuar në pjesën e parë të sezonit: 0. Gola që nga 2 shkurti: 7”, shkruante gazetari i njohur për merkaton ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"