Ecuria fantastike me Meshelenin, Besnik Hasi në radarin e klubeve të mëdha belge

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 23:02

Ecuria fantastike me Meshelenin, Besnik Hasi në radarin e klubeve të mëdha belge

Besnik Hasi po bën një punë të shkëlqyer te Meshelen në elitën e futbollit belg, teksa nga lufta për mbijetesë, arriti ta ngrinte skuadrën në nivele për të synuar kualifikimin në Lign e Konferencës.  

240310BESNIKHASI_6-780x439

Trajneri shqiptar mori drejtimin e Meshelen në fillim të këtij sezoni dhe nga një pozicion i vështirë ishte afër ta fuste në play-off për titull kampioni. 

Ndërkohë së fundmi, mediat belge raportojnë se ka shumë mundësi për Hasin në sezonin e ardhshëm, pasi po kërkohet nga Gent, Antverp, Genk dhe Klub Bryzh. Kujtojmë që në të kaluarën trajneri nga Gjakova ka drejtuar edhe Andrelehtin me të cilin fitoi edhe titullin kampion.  

Klubet e lartpërmendura do të bëhen me trajner të ri në sezonin e ardhshëm dhe secili prej tyre e ka listë emrin e trajnerit të njohur.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"