E zbulojnë mediat italiane, De Biazi pranë akordit me skuadrën e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 22:41

E zbulojnë mediat italiane, De Biazi pranë akordit me skuadrën e njohur

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi pritet të rikthehet në stol, pas dështimit te Alaveshi. Për 61-vjeçarin ka mbërritur ofertë konkrete nga ekipi i Luganos në Zvicër. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoëeb”, italiani është duke shqyrtuar ofertën dhe marrëveshja duket shumë pranë.

De-Biasi

Pas suksesit historik me Shqipërinë, De Biazi do të kërkojë një tjetër sukses historik me skuadrën zvicerane. Kujtojmë që në sezonin 2016-2017 kjo skuadër u drejtua nga ish-ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramexani, i cili arriti ta kualifikonte në kupat e Europës.

de-biasi

Gjithashtu pjesë e Luganos ka qenë edhe sulmuesi Armando Sadiku, i cili u shndërrua në idhullin e tifozerisë. Në total me fanellën e skuadrës zviceriane, Sadiku shënoi 33 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"