“E veçantë kur shënon në derbi, ia dedikojmë fitoren Shehit”, Cara tregon ambiciet: Na kanë ikur piket kot, të luftojmë për vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 21:45

“E veçantë kur shënon në derbi, ia dedikojmë fitoren Shehit”, Cara tregon ambiciet: Na kanë ikur piket kot, të luftojmë për vendin e parë

Tedi Cara ka qenë sot përsëri protagonist në derbi, duke sigluar golin e fitores 2-1 të Partizanit ndaj Tiranës, sukses të cilin ai ia kushtoi trajnerit Shehi.

bandicam 2024-02-16 21-33-10-272

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore që kemi bërë sot. Por më shumë i lumtur që shënova e ndihmova ekipin. Është ndjesi e veçantë kur shënon në derbi, e kam pasur gjithmonë dëshirë. Ky është goli im i dytë dhe jam i lumtur, sidomos se morëm tre pikët se kemi humbur pikë kot në ndeshjet e kaluara.

Për golin, doja të thosha që këtë fitore ia dedikojmë profesor Shehit se që kur ka ardhur, ka punuar mirë me ne, na ka mbajtur pranë si shokë dhe na ka ardhur keq që nuk kanë ardhur rezultatet e duhura. Edhe pse kemi bërë lojë të mira. Besoj se me këtë fitore i kemi bërë një surprizë të bukur. Flas në emër të çunave dhe ia dedikojmë atij këtë fitore.

Jemi në vendin e dytë, por do të fitojmë e marrim maksimumin e të gjitha ndeshjeve e të fitojmë, të mos lëmë pikë në të gjithë ndeshjet si këto. I kemi dominuar kundërshtarët e na kanë ikur pikët. Të luftojmë pse jo për vendin e parë, për të marrë maksimumin, edhe nëse nuk jemi në vendin e parë, në të dytin të paktën”, tha Cara për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"