E trishtë nga Anglia, ndahen nga jeta në të njëjtën ditë dy legjendat e klubit të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 11:27

E trishtë nga Anglia, ndahen nga jeta në të njëjtën ditë dy legjendat e klubit të Premier Ligës

Dy lajme të trishta kanë goditur në një ditë Notingehm Forest me dy legjenda të klubit që janë ndarë nga jeta.

shirit vdekje

Futbollisti i parë që ka kushtuar një milionë paund, Trevor Francis ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare pas një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Marbela.

Ai ishte një nga lojtarët që u shpall kampion Europe me Notinghemin në vitin 1979, ku skuadra angleze magjepsi Europën.

54646565

Gjithashtu ditën e djeshme është ndarë nga jeta një tjetër legjendë e Notinghem, Kris Bart-Uilliams në moshën 49-vjeçare.

bart uilliams

Të dy ata kanë luajtur dhe për Shefilld Uednsdej, me këtë të fundit që e cilësoi ditën e djeshme si një nga më të errëtat në historinë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"