E trishtë, ndërron jetë ish-lojtari dhe trajneri i njohur si pasojë e sëmundjes së rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 13:50


E trishtë, ndërron jetë ish-lojtari dhe trajneri i njohur si pasojë e sëmundjes së rëndë

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar.

KRANJCAR

Kranjçar i cili gjatë viteve 1973-1983 është aktivizuar me Dinamon e Zagrebit dhe nga viti 1983-1990 me fanellën e Rapidit të Vienës ka ndërruar jetë në spitalin “Klinik Merkur” në Zagreb si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Kranjçar gjithashtu është aktivizuar edhe me kombëtaren e Jugosllavisë dhe më pas dhe me atë kroate, ndërsa si trajner ai ka stërvitur skuadra si Dinamo Zagreb, Rijeka, Al-Ahli dhe kombëtaren U-23 të Iranit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/