E TRISHTË/ Ishte shok skuadre me Lorik Canën, ndahet nga jeta ish-mesfushori i kombëtares së njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2023 | 22:47

E TRISHTË/ Ishte shok skuadre me Lorik Canën, ndahet nga jeta ish-mesfushori i kombëtares së njohur

Ish-mesfushori i Kamerunit, Modeste M’bami, është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Modeste_Mbami_

Siç raportojnë mediat, ai pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij në Le Havre të Francës.

M’bami, i cili u shpall kampion në Lojërat Olimpike “Sidnej 2000” me Kamerunin, ka luajtur me skuadra si PSG dhe Marsejë, ku te kjo e fundit ka qenë shok skuadre dhe me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ai i dha fund karrierës futbollistike në vitin 2016 me skuadrën e Le Havres në Francë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"