E treta, e vërteta. Kastrioti ka një arsye më shumë për ta mundur Burrelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 21:46

E treta, e vërteta. Kastrioti ka një arsye më shumë për ta mundur Burrelin

Kastrioti ka qenë i fokusuar së fundmi te përballja e nesërme me Burrelin, takim i vlefshëm për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Stafi teknik e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, por edhe lojtarët janë “të etur” për t’i nisur me “këmbën e mbarë” ndeshjet zyrtare. Ndaj Burrelit, ka edhe njëfarë “inati”, pasi krutanët janë mposhtur nga matjanët në dy përballjet e fundit, ndonëse kanë qenë miqësore.
kastrioti vllaznia
Kësisoj, kjo quhet e treta e vërteta për Kastriotin. Ekipit i mungon vetëm mbrojtësi i djathtë Lukman Husein, por dhe ky i fundit që prej ditës së djeshme i është rikthyer përgatitjeve, ndonëse ka kryer vetëm vrapime, i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

STADIUMI – Ndonëse Kastrioti në sezonin e ri në Superiore ndeshjet zyrtare do t’i luajë në Kamzë, pikërisht aty ku do të presin edhe Partizanin për kampionat, ndeshja e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Burrelit do të luhet në Fushë-Krujë, në stadiumin “Redi Maloku”. Arsyeja e spostimit në Fushë-Krujë ka të bëjë me mosrëndimin e fushës së Kamzës, duke qenë se ky sezon do të ketë ndeshje dy herë në javë.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"