Shkenca: Mesi ia kalon Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 9:03

Shkenca: Mesi ia kalon Ronaldos

Dikush preferon Mesin, dikush Krsitiano Ronaldon. Se cili është më i miri në botë vazhdon të jetë një nga debatet më të mëdha të futbollit modern. Por sipas një studimi të revistës më të madhe sportive të Holandës, “Voetbal International”, Mesi nuk ka rivalë. Ata kanë analizuar 11 përballjet direkte të Barcelonës dhe Realit me yjet në fushë, për të përcaktuar shkencërisht se cili është më i fortë. Dhe Mesi ka triumfuar, jo vetëm me gola, por edhe me asiste, pasime, rikuperime topi edhe kilometra në fushë. Sipas “Voetbal International”, Ronaldo ka shansin të rikuperojë diçka në dy finalet e Superkupës, më 23 dhe 29 gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"