E RRALLË/ Futbollist me emër Osama VinLaden, kurse vëllai i tij quhet Sadam Husein

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 18:31

E RRALLË/ Futbollist me emër Osama VinLaden, kurse vëllai i tij quhet Sadam Husein

Një futbollist peruan nuk ndihet aspak në siklet pasi emri i tij thuajse është identik me atë të ish-kreut famëkeq të Al-Kaedës Osama Bin-Laden.
bin laden
Lojtari i kategorisë së dytë në Peru Osama VinLaden pranon se ka dashur të ndërrojë emrin për shkak të reputacionit të frikshëm që ka krijuar ish-kryeterroristi Osama Bin-Laden, i cili u ekzekutua në një aksion të “NAVY SEALS” në vitin 2011. Por, jo vetëm kaq. Edhe vëllai i tij mban një emër të një tjetër personazhi negativ në historinë e njerëzimit. Çuditërisht, babai i VinLadenit e ka quajtur fëmijën e dytë Sadam Husein, sipas ish-diktatorit brutal irakian që u rrëzua nga pushteti pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së në Irak në vitin 2004.
saddam-hussein
“Kam menduar ta ndryshoja emri tim, por tani e pëlqej, është i përshtatshëm në ditët e sotme. Vëllai im quhet Sadam Husein”, rrëfen djaloshi peruvian.
george-w-bush-file-gty-jef-200403_hpMain_16x9_1600
Madje, mania e babait të tij për t’u vendosur fëmijëve të tij emra të udhëheqësve botëror nuk ka mbaruar me kaq. Ai mendoi ta quante fëmijën e tretë, Xhorxh Bush, emër i presidentit të SHBA-së në vitet 2000-2008, por për ironi të fatit, fëmija i tretë i VinLadenit doli vajzë.

“Babai donte ta quante fëmijën e tretë Xhorxh Bush, por lindi vajzë”, tregon futbollisti peruvian Osama VinLaden.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"