E quajnë “trajneri që largon kapitenët”, Spaleti: Nuk isha unë, ja e vërteta me Totin dhe Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 22:09

E quajnë “trajneri që largon kapitenët”, Spaleti: Nuk isha unë, ja e vërteta me Totin dhe Ikardin

Luçiano Spaleti ka pasur një fat të pazakontë në karrierën e tij si trajner. Në pjesën më të madhe të klubeve ku ka drejtuar, trajneri italian ka parë të largohen për një arsye apo një tjetër kapitenë apo flamuj të skuadrës. Ka ndodhur kështu me Totin te Roma, Ikardin te Interi apo së fundmi edhe me Insinjen te Napoli.

spaleti toti

“Më shqetëson kur dëgjoj se Ikardi dhe Toti e mbyllën për shkakun tim. Nuk është e vërtetë. Ikardi nuk u largua me mua, por me Konten i cili mund ta aktivizonte pasi ishte ende një futbollist i Interit”,tha fillimisht ai në një intervistë për “DAZN”.

“Toti ishte thelbësor për mua sa i përket asaj që i jepte ekipit, në aspektin e personalitetit. Pastaj nëse kthejmë shiritin, për mua është gjithçka e qartë. Ai e mbylli kur të gjithë e dinin që do të largohesha në fund të sezonit, mund të vazhdonte. Në atë Romë kishte njerëz si Keita, Maikon, Strotman, Naingolan, De Rosi. Nëse nuk do të kisha bërë gjënë e duhur, do të ishte e vështirë që të më ndiqnin. Nëse do të kisha vepruar gabim me Totin, do të kishte qene e pamundur që të mbyllnim kampionatin në vendin e dytë para Napolit.

Seriali televiziv i Totit? Kam dëgjuar të flitet për të, e kam parë pak. Ajo që është e gabuar është se kishte gjithçka për ta bërë për veten dhe e bëri për mua, më bëri një personazh shumë popullor. Ishin 2-3 skena që nëse do të ma kishte kërkuar, do ia kisha huazuar me qejf, do të kishte bërë bum me shikimet. Një ditë do të bëj serinë time…”, deklaroi trajneri i Napolit në këtë intervistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"