E pësuan në fund ndaj Vorës, krutanët kalojnë në analizë humbjen në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 20:55

E pësuan në fund ndaj Vorës, krutanët kalojnë në analizë humbjen në shtëpi

Kastriotit ka pësuar humbjen e parë në shtëpi. Kur gjithçka po mbyllej në barazim 2-2 përballë Vorës, në fund e pësuan. Ky rezultat nuk ka kaluar në heshtje nga ana e drejtuesve të klubit, të cilët kanë zhvilluar edhe një analizë. Ata kanë dalë në konkluzionin se mungesa e përqendrimit në minutat e fundit i penalizoi.

kastrioti

“Na iku pika nga duart vetëm në minutat e fundit. Është për të ardhur keq, pasi e pësuam nga mungesa e përqendrimit. Duhet të jeni më të kujdesshëm në vazhdim, duke filluar nga transferta e kësaj të diele. Shkojmë në Lushnjë, atje ku misioni është i qartë”, është thënë mes të tjerash në këtë mini-mbledhje. Përtej rezultatit final, duhet thënë që skuadra dha sinjale të mira. Për t’u evidentuar është forma e mirë Xhonatan dhe Mehmetit, të cilët u aktivizuar nga minuta e parë.

Ata i kanë hedhur pas krahëve problemet fizike dhe mund të thuhet që e kanë kapur 100 për qindëshin e tyre. Braziliani u kthye në kërcënim serioz në sulm. Jo vetëm shënoi gol, por pati edhe mundësi të tjera. Këtë javë Kastrioti do të udhëtojë drejt Lushnjës, për t’u ndeshur me ekipin vendës. Kjo transfertë ka marrë vëmendje të madhe në kampin krutan. Synohet kthesa dhe po punohet me intenistet të lartë në çdo seancë, që të korrigjohen gabimet e hasura deri më tani. Mungesa nuk ka, ndaj Ramadan Ndreu ka luksin që të zgjedhë më të mirët në formacion.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"