“E pësuam kur u shpërqëndruam”, zv-trajneri i Laçit: Kam rezerva tek penalltia e Erzenit, në gjykimin tim ishte ndërhyrje normale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 19:26

“E pësuam kur u shpërqëndruam”, zv-trajneri i Laçit: Kam rezerva tek penalltia e Erzenit, në gjykimin tim ishte ndërhyrje normale

Laçi nuk arriti të merrte fitoren përballë Erzenit edhe pse ishin në avantazh pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. Pas duelit, zëvendës trajneri i kurbinasve, Eduard Tanushi u shpreh se ndeshja u var nga 2-3 momente shpërqëndrimi.tanushi

“Ishim përgatitur për ta fituar por i tillë është futbolli, dy tre shpërqëndrime që nuk na lejohet, goli i tretë kam shumë rezerva për penalltinë. Nuk është mirë që në fillim të sezonit të flasim për gjykimin. U munduam të zotëronim topin por e pësuam kur e shpërqëndruam. E para është tek penalltia që nuk u akordua tek ne dhe më pas dhe në fund kur akorduan rastin e fundit. Me gjykimin tim është një ndërhyrje normale që po të jepen të gjitha penallti, mund të mbyllen ndeshjet 5-5”, deklaroi ai për MCN TV”.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"