E papritur! Dinamo negocion me Ballkanin për brazilianin, gati edhe të kthejë një ish-kampion të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 21:54

E papritur! Dinamo negocion me Ballkanin për brazilianin, gati edhe të kthejë një ish-kampion të Superiores

Ditët e fundit të merkatos së janarit mund të sjellin lëvizje të rëndësishme te Dinamo. Klubi kryeqytetas, mësohet se është në negociata me Ballkanin për një transferim të rëndësishëm.

dinamo

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit kanë mësuar se braziliani Denison është dëshira e trajnerit rë Ballkanit, Ilir Daja, për merkaton e janarit që të forcojë fazën ofensive. Futbollisti ka edhe 6 muaj të mbetura në kontratën e tij me blutë dhe dëshira e palëve është që marrëveshja të finalizohet, por negociatat vazhdojnë.

Për të lënë të lirë lojtarin, blutë kërkojnë dëmshpërblim por mësohet se pjesë e marrëveshjes mund të jetë kthimi në Superiore i Vesel Limajt, i cili nuk ka mundur të kthehet në një titullar fiks te skuadra kampione e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"