“E pamundur të vijë tek ne”, Partizanit i lehtësohet gara për Ferhan Hasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:19

“E pamundur të vijë tek ne”, Partizanit i lehtësohet gara për Ferhan Hasanin

Partizani ka një rival më pak për të arritur te firma e Ferhan Hasanit. Në media qarkulloi një foto e Bubas me drejtues të ekipit të Dritës, por drejtori i klubit, Valon Zymberi ka konfirmuar se nuk është i mundur transferimi.
valonzymberrrr1
“Ferhan Hasani? Transferimi i tij te Drita është thuajse i pamundur të ndodhë. Tjetër është dëshira, e tjetër mundësia. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe natyrisht se do të ishte nder për Dritën sikur ta transferonte, por është e pamundur.

“Si një lojtar i madh ai ka shumë mundësi tjera më të mëdha, nga shtetet tjera të zhvilluara, nga klubet e huaja që janë në tjetër nivel financiar”, u shpreh Zymberi për gazetën “Express”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"