E pafat në finale me Suedinë, sulmuesja shqiptare fiton medalje argjendi në Olimpiadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 19:07

E pafat në finale me Suedinë, sulmuesja shqiptare fiton medalje argjendi në Olimpiadë

Suedia nuk shkoi më shumë se medalja e argjendtë në finalen e Olimpiadës të futbollit për femra në sfidën e luajtur ditën e sotme kundër Kanadasë.

kosovare asllani

Tek nordikët aktivizohet dhe sulmuesja me origjinë shqiptare Kosovare Asllani e cila u bë protagoniste duke dhënë asist tek goli i vetëm i Suedisë. Koha e rregullt i mbyll në barazim 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan penalltive aty ku kanadezet ishin më të sakta duke triumfuar me rezultatin 2-3.

Vlen të theksohet fakti se Asllani është një ndër lojtaret më të mira të Suedisë e cila në nivel klubesh luan me Real Madridin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"