E mbylli vitin në vendin e dytë, skuadra shqiptare merr vendimin e papritur për trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 15:00

E mbylli vitin në vendin e dytë, skuadra shqiptare merr vendimin e papritur për trajnerin

Skuadra shqiptare e Shkupit, që militon në elitën e futbollit maqedonas, ka marrë një vendim të papritur për sa i përket trajnerit Umit Karan. Sipas “Albsport.mk”, turku nuk do të jetë më trajner i bardhebluve, për gjysmën e mbetur të sezonit.

Karan

Bëhet me dije se palët janë dakordësuar për të mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje, teksa pritet që shkupjanët të emërojnë në ditët në vijim edhe “timonierin e ri”.

Shkupi2

Shkupi e mbylli vitin 2020 në vendin e dytë, me 33 pikë në 18 ndeshje, 6 më pak se kryesuesit e Shkëndijës. Vlen të theksohet fakti se në 3 ndeshjet e fundit, shkupjanët kanë arritur të sigurojnë 2 barazimi dhe 1 humbje, teksa kjo duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"