E mbani mend Oduamadin, lojtarin e Milanit që erdhi te Tirana dhe luajti një sezon? Ja ku ka firmosur së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 23:41

E mbani mend Oduamadin, lojtarin e Milanit që erdhi te Tirana dhe luajti një sezon? Ja ku ka firmosur së fundmi

E mbani mend Oduamadin, lojtarin e Milanit që erdhi te Tirana dhe luajti një sezon? Pas largimit nga bardheblutë mesfushori u zhduk.

nmadi oduamadi

“Ka qenë një moment i vështirë për mua. Nuk luaj futboll aktiv për më shumë se dy vjet. Ishte e vështirë të gjeja një ekip, sepse nuk po luaja, por jam i bindur se kjo lëvizje në Karoneze do të më kthejë përsëri të fortë. Kam qëndruar në formë, stërvitur çdo ditë dhe fizikisht gati për çdo mundësi.

Oduamadi

Ende kam diçka për të ofruar dhe do të vazhdoj të qëndroj gati mendërisht dhe fizikisht. Futbolli është jeta ime”, tha Oduamadi, i cili shënoi katër gola në 14 paraqitje për tre herë kampionët afrikanë të Nigerisë. Ish-sulmuesi i Milanit u huazua te Torino, Vareze, Bresha, Krotone dhe Latina. Ai gjithashtu ka luajtur për HJK Helsinkin të Finlandës dhe Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"