“E mbani mend çfarë na bënë këtu”, Tirana do fitore ndaj Skënderbeut. Zbulohet kurthi për… Dajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 10:27

“E mbani mend çfarë na bënë këtu”, Tirana do fitore ndaj Skënderbeut. Zbulohet kurthi për… Dajën

Emanuel Egbo kërkon të mundë medoemos Ilir Dajën. Edhe pse skuadra e tij u mund nga Teuta, skuadra e vetme që këtë sezon nuk është mundur nga ekipi i Egbosë është Skënderbeu i Ilir Dajës. Një sfidë mes dy “shahistëve” të Superiores dhe për këtë qëllim, Emanueli dje ka përgatitur skuadrën e tij për të mos bërë më gabimet e sfidës që u mbyll 1-1 në Tiranë.TIRANA STERVITJE

PRESINGU – Trajneri Emanuel Egbo në fillim për disa minuta u ka sqaruar lojtarëve të tij strategjinë që do të ketë kundërshtari në sfidën e së dielës. U ka bërë të qartë lëvizjet në fushë dhe i ka këshilluar lojtarët.

“E mbani mend çfarë bënë këtu ndaj nesh. Nuk duhet të biem në atë kurth. Ngulitini në mendje të gjitha këshillat”, tha Egboja. Më pas trajneri i kërkoi ekipit të parë që të presonte sa më shumë nga portieri deri te sulmuesi. Gjatë gjithë kohës Egboja kërkonte ritëm. Më pas në pjesën e dytë të ushtrimit, trajneri i Tiranës i kërkoi skuadrës që të mbante topin, ndërsa ekipit të dytë të presonte.

KUNDËRSULMI – Një nga armët e Tiranës në përballjen me Skënderbeun është edhe kundërsulmi. Do të jetë Ngo ai që do të hapë korridoret dhe më pas triada Kale, Torasa e Kobina duhet të bëjnë punën e tyre për të çuar topin në portë. Bathës dhe Çelhakës i është kërkuar përplasje e fortë me mesfushën kundërshtare për të thyer sulmet e skuadrës së Dajës.TIR

MUNGESAT – Skuadra ruan një formë të mirë sportive dhe nuk ka asnjë dëmtim. I vetmi që do të mungojë në Korçë është Erjon Hoxhallari. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Vllazninë dhe do të mungojë ndaj Skënderbeut. Zëvendësuesi do të jetë i zakonshmi Marsel Ismajlgeci. Për sa u përket kartonëve vazhdon të rrezikojë Doka dhe Ngoja që nëse ndëshkohen me Skënderbeun, humbasin takimin me Kukësin javën e ardhshme.

FORMACIONI – Me Hoxhallarin jashtë dhe Ismajlgecin titullar, Tirana rreshton edhe 11-shen anti-Skënderbeu. Lika e nis në portë. Më pas Doka, Muça, Vangjeli, Batha, Çelhaka Kobina, Torasa, Kale e Ngo.

FORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"