E KRYER/ Nuk kanë fund afrimet në Arabinë Saudite, Roberto Firminjo bëhet shok skuadre me yllin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 9:40

E KRYER/ Nuk kanë fund afrimet në Arabinë Saudite, Roberto Firminjo bëhet shok skuadre me yllin e Premier Ligës

Investimet në futboll nga Arabia Saudite nuk kanë të ndalur dhe futbollisti i radhës që ka lënë Europën për milionat arabe është Alan Saint-Maksimin.

saint maksimin

Sulmuesi francez do të transferohet te skuadra e Al Ahli aty ku do të gjejë Roberto Firminjon dhe Eduard Mendi.

Klubi arab ka rënë dakord me Njukasëllin teksa Saint-Maksimin do të firmosë një kontratë deri në vitin 2026.

Gjithashtu me Al Ahli ka rënë dakord dhe Rijad Mahrez që pritet të transferohet së shpejti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"