E KRYER/ Barcelona bën goditjen e radhës në merkato, katalanasit firmosin me yllin e Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 19:16

E KRYER/ Barcelona bën goditjen e radhës në merkato, katalanasit firmosin me yllin e Mançester Sitit

Ilkaj Gyndogan do të jetë futbollisti i ri i Barcelonës. Kjo është ajo që raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

gyndogan

Sipas tij, katalanasit kanë gjetur akordin me mesfushorin gjerman dhe çdo gjë mund të quhet e përfunduar, pasi dhe ky i fundit ka firmosur.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit dhe regjistrimi i tij në La Liga.

Gyndogan vjen kështu pas një eksperience 7-vjeçare ku fitoi 1 “Champions”, 5 Premier Liga, 2 Kupa FA, 4 “Carabao Cup” dhe 2 Superkupa të Anglisë.

Ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Barcelonën, me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"