E kërkon Kukësi, flet sulmuesi i Kombëtares: Zgjedhje prej nuses shtatzënë, dua të luaj në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:45

E kërkon Kukësi, flet sulmuesi i Kombëtares: Zgjedhje prej nuses shtatzënë, dua të luaj në…

Azdren Llullaku ishte një nga synimet madhore të Kukësit në këtë merkato, por sulmuesi duket se ka plane të tjera. Me largimin e lojtarëve të vijës së parë si Shkurtaj apo edhe Abazaj, skuadra verilindore ka nevojë për lojtarë potentë që të mund të udhëheqin manovrën sulmuese.

auto_Llullaku1584820028

Mirëpo, me fjalët e tij të thëna së fundmi në Rumani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë me dije se preferon që pas aventurës në Bjellorusi të rikthehet në Rumani, aty ku mbi të gjitha ka familjen, por edhe ku u shpall kryegolashënues vite më parë. “Më mungon shumë futbolli në Rumani. Kam shumë dëshirë që të rikthehem. Jam ndierë gjithmonë shumë mirë në Rumani, këtu ku në fakt jam rritur si futbollist. Rumania më ka dhënë vërtet shumë.

azdren-llullaku-1

Kam shumë mundësi zgjedhjeje dhe do të vlerësoj më të mirën për mua, por edhe familjen time. Synimi im është që të gjej një ekip në Rumani, pasi edhe bashkëshortja ime është shtatzënë. Për dy muaj ajo do të lindë, ndaj më e mira për mua është që të luaj sërish në Rumani. Kam kaluar një periudhë të mirë në Rumani. Uroj që të gjej diçka të vlefshme. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Llullaku në mediat rumune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"