E kërkoi Milani dhe Lajpcigu, mbrojtësi i PSG nuk rinovon kontratën dhe largohet si lojtar i lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 18:27

E kërkoi Milani dhe Lajpcigu, mbrojtësi i PSG nuk rinovon kontratën dhe largohet si lojtar i lirë

Objektivi i Milanit dhe Lajpcigut në merkato Tangu Kuasi ka vendosur të largohet nga PSG si një lojtar i lirë, por nuk do ti bashkohet asnjërës prej skuadrave të sipërpërmendura. Sipas “RMC Sport” mbrojtësi ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij muaji.

tangukurasii

Kurasi ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm tek Milan apo Lajpcigu por raportimet thonë që ai po kërkon një skuadër tjetër. Nuk është e qartë se ku dëshiron të transferohet mbrojtësi por dihet se ai e ka refuzuar disa herë Milanin.

18-vjeçari është një produkt i akademisë së PSG dhe ka bërë 15 paraqitje me klubin francez këtë sezon si me ekipin e moshave edhe me ekipin A ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"