E ka mbyllur me klubin e tij, për Dejvi Bregun interesohet skuadra pretendente për Superligën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2024 | 11:13

E ka mbyllur me klubin e tij, për Dejvi Bregun interesohet skuadra pretendente për Superligën turke

Dejvi Bregu duket se p bëhet gati që në nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Fantazisti vlonjat raportohet se i ka dhënë lamtumirën klubit aktual në Turqi, por ofertat për të nuk mungojnë.

bregu

Futbollisti kaloi një pjesë të parë të sezonit me dritëhije te Umraniespor në kategorinë e dytë turke, te një skuadër e cila nuk ia doli që të ngjitej në nivelet e kërkuara deri tani, duke qenë ;larg kreut. Mediat turke bëjnë të ditur se futbollisti vlonjat ka mbyllur para kohe marrëveshjen me klubin dhe tashmë është në kërkim të një skuadre tjetër për të vazhduar karrierën.

Për Bregun janë interesuar edhe skuadrat e Superiores, me Partizanin në krye, por lojtari 28-vjeçar nuk mendon kthimin në Shqipëri për momentin. Në Turqi bëjnë të ditur se për të ka shfaqur interes konkret klubi i Bodrumspor. Ky i fundit aktualisht gjendet në vendin e 5-të në renditjen e kategorisë së dytë turke, duke qenë mes pretendentëve për ngjitjen në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Kjo do të ishte një mundësi e rëndësishme për Bregun, i cili në pjesën e parë të sezonit me Umraniespor ka luajtur 11 ndeshje duke shënuar një gol e dhënë një asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"