E duan në Serinë A, mbrojtësi i Kombëtares gati për hapin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2019 | 13:17

E duan në Serinë A, mbrojtësi i Kombëtares gati për hapin e madh

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku me shumë gjasa do t’i jap fund aventurës me Kozencës në fund të sezonit. Shqiptari i cili është dhe kapiteni i skuadrës, ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë, duke zgjuar interesin e disa klubeve në Serinë A. Dermakut i mbaron kontrata më 30 qershor, teksa ka refuzuar rinovimin e saj.

kastrioti dermakuu

Eksperi Alfredo Pedula zbulon se mbrojtësi shqiptar pëlqehet nga 3 klube të Serisë A, si Bolonja, Parma dhe Torino. Këta të fundit duken disi më të tërhequr.

Dermaku goli

Në përfundim të kampionatit pritet që palët të nisin tratativat për shërbimet e Dermakut, ndërkohë që shanset janë të mëdha që shqiptari sezonin e ardhshëm të veshë fanellën e një prej klubeve që militojnë në elitën e futbollit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"