“E dinim që mund të fitonim”, Herri Kejn pas kualifikimit: Objektivi është që të fitojmë Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 23:36

“E dinim që mund të fitonim”, Herri Kejn pas kualifikimit: Objektivi është që të fitojmë Ligën e Kampioneve

Bajern Mynih fitoi minimalisht kundër Arsenalit në Ligën e Kampioneve duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinalet e kompeticionit. Pas përfundimit të ndeshjes, Herri Kejn dha një intervistë për “TNT Sports” ku u shpreh tepër i lumtur për këtë kualifikim dhe gjithashtu i premton tifozëve shumë më tepër se kaq.

harry-kane-679x450

Fitore e pabesueshme. Ishte një sezon i vështirë për ne, ne duhej të luftonim shumë. Sot ishte po ashtu. Ne e dinim se mund të bënim diferencën për fansat tonë. Ishte ashtu siç e imagjinonim, një lojë e luftuar dhe e ngushtë. Një gol spektakolar i Kimish që bëri diferencën, më pas i gjithë fokusi ishte të mbroheshim. Duhet të shijojmë këtë moment.

Këto ndeshje janë të vështira dhe ne duhet të gjejmë mënyrën se si t’i fitojmë. Objektivi është që të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ndoshta nuk bëmë aq sa duhet në Bundësligë, por nuk do të ndodh e njëjta gjë sezonin e ardhshëm. Do të jetë një ndeshje e fortë në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"