“E dija si është Italia se jam stërvitur nga trajnerë italianë”, Ramadani premton kthesën përballë Bajramit: Duam të gjejmë persëri fitoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 19:50

“E dija si është Italia se jam stërvitur nga trajnerë italianë”, Ramadani premton kthesën përballë Bajramit: Duam të gjejmë persëri fitoret

Leçe ka regjistruar hapa fals radhazi në kampionat pas atij starti të vrullshëm që i bëri sezonit. Skuadra në të cilën bën pjesë Ylber Ramadani u mund nga Juventusi dhe Napoli e shumëkush mendon se tashmë surpriza mori fund.

ramadani

Por vetë mesfushori i kombëtares shqiptare, duke folur në konferencë për shtyp sot, ka bërë të ditur se ekipi do të synojë që ndaj Sasuolos që të kthehet te fitoret.

Çfarë ndodhi kundër Napolit?
Ne hymë në fushë për të marrë një rezultat pozitiv dhe loja fillimisht ishte e balancuar. Patëm dy raste me Krstoviç dhe Pongraçiç. Nëse do të kishim kaluar në avantazh, do të kishte ndryshuar loja. Rezultati është i drejtë, duhet të punojmë për të bërë mirë të premten kundër Sasuolos.

Pse keni qenë në vështirësi në mesfushë?
Ne e filluam me presion të lartë dhe vuajtëm. Nëse do të kishim shënuar do të kishte shkuar ndryshe. Trajneri na tha se në pjesën e dytë kampionët e Italisë luajtën më mirë, është normale. Ne hymë në fushë me mendjen për të fituar, do të përpiqemi përsëri të premten. Është më mirë nëse e lëmë ndeshjen të hapur, por kjo tashmë është nëj çështje tjetër.

Çfarë ndeshje do të jetë kundër Sasuolos?
Sasuolo është një ekip i fortë që fitoi kundër Juves dhe Interit, por ne do të dalim në fushë për të marrë një rezultat pozitiv. Duhet të luajmë për të marrë pikë. Ne luajmë në shtëpi para tifozëve tanë: duhet të bëjmë mirë.

Ju keni disa detyra që ju bëjnë të harxhoni energji në fushë…
Tani jam rikuperuar mirë, sot jam stërvitur mirë. Detyra ime është të siguroj një ekuilibër sa më të madh, do ta bëj që të premten.

Mbërrite i lodhur kundër Juves dhe Napolit?
Ne jemi profesionistë, duhet të rikuperohemi mirë sepse janë 38 ndeshje.

Çfarë ndryshimesh keni vënë re mes futbollit skocez dhe atij italian?
Këtu futbolli është më taktik, bëjmë më shumë lojë. Atje është më sulmues. Për mua nuk ka asnjë problem, jam stërvitur me trajnerë italianë më parë, e dija.

Cili futbollist ju ka lënë më shumë përshtypje?
Anguisa luajti mirë, Osimhen gjithashtu. Mes lojtarëve tanë Krstoviç është një sulmues i fortë dhe i ri.

A është e vërtetë që preferuat Leçen para Veronës?
Korvino më donte seriozisht, unë e vlerësova këtë. Verona më kishte kërkuar që të prisja, zgjodha Leçen për seriozitetin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"