E dashura e paditi te gruaja, ylli i Premier Ligës kapet mat duke tradhtuar falë kamerave në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 21:51

E dashura e paditi te gruaja, ylli i Premier Ligës kapet mat duke tradhtuar falë kamerave në shtëpi

Një yll i kampionatit anglez të futbollit është në telashe të mëdha dhe së shpejti duhet të bëjë gati letrat e divorcit nga bashkëshortja, Këtë e bën të ditur “The Mirror”, që nuk ka zbuluar identitetin e lojtarit, por ka informacione se e dashura e ka futur në kurth duke ia treguar gjithçka gruas.

futbollist

Sipas mediave britanike, futbollisti i cili përfaqëson vendin e tij, është kapur mat nga gruaja e tij, e cila ka zbuluar videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë në derën e vilës, ku ai po hynte bashkë me modelen me të cilën kishte marrëdhënie prej 8 muajsh.

Ai e kishte kontaktuar fillimisht nëpërmjet rrjeteve sociale, por më pas kishin filluar të shiheshin rregullisht dhe ai i kishte bërë premtime që nuk mund t’i mbante, përfshirë edhe atë që do të divorcohej.. Kjo kishte shtyrë modelen, 10 vjet më e madhe se futbollisti, që të lajmëronte gruan e tij rreth kësaj tradhtie.

Bashkëshortja nuk e kishte besuar fillimisht, por modelja në fjalë, i kishte bërë të ditur që të kontrollonte kamerat e vendosura në hyrjet e banesës që kushton miliona paund, Duke parë videot, ajo kishte zbuluar tradhtinë dhe ishte ndarë nga futbollisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"