E BUJSHME/ “Të luajnë në ligat e pasura”, Kokëdhima synon të shesë talentin e Apolonisë në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 20:27

E BUJSHME/ “Të luajnë në ligat e pasura”, Kokëdhima synon të shesë talentin e Apolonisë në Serinë A

Apolonia njihet si njëra prej klubeve që po prodhon lojtarë mjaft premtues për futbollin shqiptar.
APOLONIA

Disa prej futbollistëve të skuadrës fierake kanë rënë në “lupën” e disa prej skuadrave më të mira të Kategorisë Superiore. Presidenti i klubit Koço Kokëdhima ka deklaruar se synon që tek Apolonia të aktivizohen futbollistë me perspektivë për të ardhmen duke synuar ligat më të forta të Europës.
Mihana-Apolonia
“Sporti.im” mëson se biznesmeni Kokëdhima ka shprehur synimin për të shitur lojtarin Redon Mihana në kampionatin italian (Seria A).

21-vjeçari është njëri prej futbollistëve më të spikatur të Apolonisë dhe klubi pret që ta shesë për një shifër të konsiderueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"