E BUJSHME/ Skuadra nga Kosova “peshkon” gjithandej, bind ish-lojtarin e klubit të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 22:36

E BUJSHME/ Skuadra nga Kosova “peshkon” gjithandej, bind ish-lojtarin e klubit të Serisë A

Skuadra e Llapit në Kosovë po përforcohet me lojtarë nga futbolli vendas dhe ai fqinj, por dhe me elementë të huaj.

maxresdefault

“Gazeta Sheshi” zbulon se klubi nga Podujeva ka arritur marrëveshjen me portierin italian Xhakomo Nava. Ndër të tjera, thuhet se vetë 22-vjeçari ka mbërritur sot në Kosovë, ku ka biseduar me drejtuesit e Llapit për të vulosur bashkëpunimin e ardhshëm midis tyre.

Nava është produkt i akademisë së Sampdorias, por nuk ka mundur të debutojë me skuadrën nga Xhenoa në Serinë A. Ai është aktivizuar me Lekon, Lentixhonen, dhe Riminin. Me këta të fundit, Nava e mbylli bashkëpunimin që në shtator të vitit të kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"