E BUJSHME/ Presidenti i Formula 1 nën hetim, dyshohet se ka trukuar garën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 18:48

E BUJSHME/ Presidenti i Formula 1 nën hetim, dyshohet se ka trukuar garën e…

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Formula 1, me presidentin e FIA-s, Mohamed Ben Sulajem që është vendosur nën hetim, kjo për shkak se flitet se ka trukuar një garë të sezonit të kaluar.

ben sulajem

Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, me numrin 1 të FIA-s që dyshohet se i ka mohuar penalitetin prej 5 sekondash Fernando Alonsos, me spanjollin që përfundoi në vendin e tretë. Kjo gjë ka ndikuar në fatet e garës, me Xhorxh Rasëll që përfundoi në vendin e katërt.

Kështu kanë nisur menjëherë investigimet drejt investitorit sheik, i cili do të bëhej kështu rasti i radhës i një skandali këtë vit në Formula 1, pas atij të shefit të Red Bull-it Kristian Horner, të cilit iu publikuan mesazhe me ngacmime seksuale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"