E bujshme nga Kosova/ Sulmuesi i Gjermanisë drejt kalimit te… “Dardanët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2022 | 21:26

E bujshme nga Kosova/ Sulmuesi i Gjermanisë drejt kalimit te… “Dardanët”

Sulmuesi i Augsburgut, Mërgim Berisha, në të ardhmen mund të veshë fanellën e Kosovës.  Sipas mediave “Dardane”, 24-vjeçari  do të qëndrojë në Prishtinë këtë fundjavë për bisedime me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për të ndryshuar përfaqësuese. Duket se Berisha ka mbetur i zhgënjyer dhe priste që të ftohej nga Gjermania në Botëror.

BERISHA

24-vjeçari ka qenë pjesë e Gjermanisë U21, duke regjistruar 13 paraqitje dhe një gol dhe nuk ka luajtur më për të që kur u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar, por asnjëherë nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja A e Gjermanisë.

3184011-65235488-2560-1440

Berisha, ka lindur në Berchtesgaden nga prindërit shqiptarë nga Suhareka, ai po kalon një formë të mirë në Bundesligë këtë sezon për Augsburgun, të cilit iu bashkua në verë në një marrëveshje huazimi njëvjeçar nga klubit turk I Fenerbahçes, teksa  ka shënuar tri gola si dhe ka dhënë katër asiste në 10 paraqitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"