E bujshme nga Italia, Napoli nis negociatat me mbrojtësin e Kombëtares kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 23:39

E bujshme nga Italia, Napoli nis negociatat me mbrojtësin e Kombëtares kuqezi

Lajm i bujshëm vjen nga Italia, Napoli dëshiron shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli.

ISMAJLI222

Drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij.

Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës.

Media italiane bëjnë me dije se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar mbi mundësitë dhe kushtet e transferimit të mbrojtësit.

Pritet të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"