E bujshme nga Anglia, garën për Hysajn e kryeson klubi londinez. Lë pas Junajtid e Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 23:35

E bujshme nga Anglia, garën për Hysajn e kryeson klubi londinez. Lë pas Junajtid e Liverpulin

Në ishullin britanik, duket se janë të fiksuar pas Elseid Hysajt. Siç raportojnë mediat angleze, mbrojtësi shqiptar, me një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratë, po ndiqet nga Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Çelsi, klube këto që mund të përballojnë këtë shifër transferimi.

hysaj

Por, siç thuhet, janë pikërisht blutë e Londrës ata që janë më të avancuar në garën për 24-vjeçarin shqiptar. Raportohet se agjenti i Hysajt, Xhufredi, ka zhvilluar edhe bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësues të Çelsit, gjë që i avantazhin këta të fundit për një transferim të mundshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"