E BUJSHME! Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer për këtë verë, ja kur zyrtarizohet Mbape te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 23:49

E BUJSHME! Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer për këtë verë, ja kur zyrtarizohet Mbape te Reali

Kilian Mbape do të jetë emri më i nxehtë në këtë merkato vere. Deklarata e pak ditëve më parë që i konfirmoi PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën dhe që mund të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme, ka sjellë reagime dhe interesime nga klubet e ndryshme.

MBAPE

Por, të ardhmen e Mbapes e lidhin të gjithë me Real Madridin. “Los Blancos” kanë larguar sulmuesin më të mirë të viteve të fundit, Benzeman dhe për të ende nuk është gjetur pasues. Televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito TV” ka publikuar edhe një lajm të bujshëm.

Sipas spanjolles, Mbape do të jetë lojtar i Realit dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet rreth datës 23 korrik. Gjithashtu, i njëjti televizion raporton se PSG ka përcaktuar çmimin për Mbapen që shkon rreth 200 milionë euro teksa Reali ka përgatitur ofertën që kap vlerën e 120 milionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"