E BUJSHME/ Ish-sulmuesi i Laçit transferohet në Katar për 1 milion euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:55

E BUJSHME/ Ish-sulmuesi i Laçit transferohet në Katar për 1 milion euro

Ish-sulmuesi i Laçit Antoni Okpotu, është transferuar te skuadra e Qatar SC në kampionatin e Katarit, për shifrën e majme 1 milionë euro.

Lushkja-Okpotu-mane

Nigeriani iu bashkuar kurbinasve në janar të vitit 2019, në formë huazimi nga Difa El Jadina, teksa bardhezinjtë duhet të paguanin në fund të sezonit 200 mijë euro për të blerë kartonin e sulmuesit.

unnamed

Okpotu, nuk arriti të bindte drejtuesit e Laçit, ku u aktivizua vetëm 10 ndeshje dhe realizoi 1 gol. Pas aventurës me skuadrën shqiptare, nigeriani zgjodhi të transferohej te Monastir në Tunizi, ku u shpall dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me 13 gola.

OKPOTU

Ndërkohë së fundmi, 26-vjeçari mbylli një transferim rekord për 1 milionë euro, teksa ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Ky ishte transferimi më i shtrenjtë për klubin nga Katari, që e shikon ish-sulmuesin e Laçit si një xhevahir në repartin ofensiv.

OKPOTU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"