E bujshme, ish-lojtari i Milanit përfshihet në skandalin e humbjes së 88.3 milionë eurove

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 15:33

E bujshme, ish-lojtari i Milanit përfshihet në skandalin e humbjes së 88.3 milionë eurove

Ishin stampuar në Kinë dhe Suedi, por nuk gjenden më. Bëhet fjalë për 88.3 milionë euro (në dollarë liberianë) të cilët janë zhdukur sapo kanë mbërritur në portin e Morovisë, kryeqyteti i Liberisë.

1059271418

Vlera e humbur, po merr përpara si një uragan presidencën aspak transparente të Xhorxh Ueah, i emëruar një vit më parë. Shifra korrespondon me 5 për qind të PBB-së së Liberisë, teksa ish-sulmuesi i Milanit tashmë prej një jave akuzon paraardhësen e tij, Elen Johnson Sirlif, sepse edhe porosia për shtypjen e kartëmonedhave ishte bërë gjatë mandatit të saj, në nëntor të 2016-ës.

weah-775x405-600x314

Teksa sasia nuk gjendet, hetimet kanë nisur dhe shpresohet të sjellin përpara drejtësisë përgjegjësit. Ndërkohë nuk janë të paktë ata që kanë hedhur akuza në drejtim të ish-lojtarit të Milanit, duke pohuar se ato para janë marrë nga ai fshehurazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"