E BUJSHME/ E zbulon menaxheri, Ergys Kaçe drejt transferimit në kampionatin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:39

E BUJSHME/ E zbulon menaxheri, Ergys Kaçe drejt transferimit në kampionatin gjerman

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat greke. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Ergys Kaçe. Korçari është huazuar nga skuadra e PAOK-ut te AEL Larisa, ndërkohë që gjasaj janë të mëdha që mesfushori shtatshkurtër, mund të largohet nga kampionati grek në fund të sezonit.

kace

Në një prononcim të dhënë së fundmi, menaxheri i Kaçes,  Nikos Kagioulis, ka zbuluar më tepër sa i përket të ardhmes, teksa shprehet:

“Bashkëpunimi me PAOK mbyllet në verë dhe kjo do të thotë se atëherë do të vendosë se ku do të shkojë, përveçse ndonjë të papriture tronditëse.

kace

Sigurisht që PAOK ka fjalën tani dhe nëse do që ta mbajë, mund që ta diskutojmë. Kaçe ka bërë mirë në Larissa, ashtu si edhe Ëard. Për momentin nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Greqia, por e ka një të tillë nga Gjermania. Ne do të diskutojmë gjatë kësaj periudhe. Të gjithë i dinë vlerat e tij nga paraqitjet si me PAOK dhe me Kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Kagioulis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"