“E bëme bajat me penalltitë por…”, Sokol Cikalleshi bën ironi për golat, Çekiçi i shkruan komentin pikant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 22:43

“E bëme bajat me penalltitë por…”, Sokol Cikalleshi bën ironi për golat, Çekiçi i shkruan komentin pikant

Sokol Cikalleshi shënoi dopietë në përballjen kundër Adana Demirsporit që përfundoi në barazim 2-2. Të dy golat e sulmuesit kavajas erdhën nga pika e bardhë e penalltisë dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh me sulmuesin shqiptar në këtë sezon. 

CIKALLESHI

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi shqiptar, nuk ka nguruar të bëjë ironi me këtë fakt në rrjetet sociale, teksa ka shkruar: “E bëmë bajat me penalltitë, por duhen bërë gola. Fatkeqësisht nuk shkuam më shumë se barazimi sonte! Vazhdojmë përpara të bashkuar”. 

Ndërkohë nuk ka munguar edhe batuta e Endri Çekiçit, i cili i ka komentuar në postim Cikalleshit: 

 “S’e gjeta unë anën, jo portierët”. Një batutë që lidhet me episodin e ndodhur në ndeshjen e fundit mes Koniasporit dhe Pendiksporit. Endri Çekiçi i bëri me shenjë portierit krahun nga do të hidhej për të pritur penalltinë e Cikalleshit, por ky i fundit shënoi në krahun e kundërt. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"