E ardhmja në dilemë, Ronaldo do takohet me Pirlon për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 9:23

E ardhmja në dilemë, Ronaldo do takohet me Pirlon për të…

Kristiano Ronaldo vazhdon të shijojë pushimet familjare, teksa në ditët e fundit jahti i tij është parë i parkuar në Sanremo. Sulmuesi portugez i Juves është në pritje të një takimi, pse jo në një nga brigjet e bukura të Italisë me trajnerin e ri bardhezi, për të kuptuar më qartë projektin që ka Andrea Pirlo.

ronaldo.juve.lione.2020.750x450

Diçka e tillë ndodhi edhe sezonin e kaluar me Mauricio Sarrin dhe pavarësisht pakënaqësive mes të dyve, një pjesë të paktit ish-trajneri e mbajti, duke qenë se i premtoi Ronaldos se me skemat e tij do të shënonte 40 gola (konkretisht CR7 realizoi 37 sivjet).

Ndërkohë, një ide më të qartë edhe mbi lojën që Pirlo kërkon të zhvillojë CR7 pret ta mësojë, ta analizojë dhe ta bisedojë, duke qenë se me eksperiencën që ka, Ronaldo mund të korrigjojë diçka, lidhur me faktin se si vetë portugezi mund të jetë më efikas, por njëkohësisht të ndihmojë më shumë Juventusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"