E ardhmja e Mbape mbetet akoma në pikëpyetje, Ançeloti: Gjëja më e rëndësishme është Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 16:29

E ardhmja e Mbape mbetet akoma në pikëpyetje, Ançeloti: Gjëja më e rëndësishme është Real Madrid

Të gjithë po flasin për të ardhmen e Kilian Mbape, përveç Ançelotit. Tekniku italian, ishte në një vizitë në Parma të dielën, ku edhe u pyet nga “Sky Italia” në lidhje me transferimin e Mbape apo spekulimeve që e lidhin teknikun italian me kombëtaren e Brazilit.

anceloti

Tekniku i madrilenëve u tregua i kursyer me fjalët e tij, duke shmangur deklaratat e bujshme mediatike dhe duke mos treguar asgjë më tepër në lidhje me situatën e Mbape. “Gjëja më e rëndësishme është Real Madrid”, tha Ançeloti. Një fjali, edhe pse e vogël, përsëri tregon se edhe nëse francezi transferohet në Madrid sezonin e ardhshëm, përsëri fokusi kryesor duhet të jetë skuadra dhe jo lojtari.

Gjithashtu u pyet edhe në lidhje më zërat që kanë dalë kohët e fundit në lidhje me drejtimin në të ardhmën të kombëtares braziliane nga ana e tij, ku shtoi, “Jam i lumtur te Reali”.

Si Ançeloti, ashtu edhe Mbape, po tregohen të kujdesshëm me atë se çka i servirin mediave. Edhe pse është pothuajse e sigurt që lojtari do të kalojë tek Reali verën e ardhshme, përsëri nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare nga të dyja palët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"