E ardhmja e Kesit në dyshim, një klub i Premier Ligës tenton t’i prishë planet Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 11:07

E ardhmja e Kesit në dyshim, një klub i Premier Ligës tenton t’i prishë planet Juventusit

E ardhmja e Frenk Kesit mbetet në dyshim, pasi duket që nuk do të ketë rolin e titullarit këtë sezon tek Barcelona.

Franck-Kessie-home-kit

Ardhja e Ilkai Gundoan dhe Oriol Romeus ia kanë vështirësuar pozicionin mesfushorit.

Por në skenë është shfaqur një ekip italian, Juventus i cili do ta rikthejë edhe njëherë në Seria A, pas eksperiencës së tij me Milanin. Një ofertë e mirë nga bardhezinjtë, por me siguri Totenhemi do të dojë tju prishë planet.

Në orët e fundit sipas mediave italiane, “Spërsat” kanë ofruar 15 milionë euro për shërbimet e futbollistit. Një ofertë e mirë që mesfushori mund ta marrë për bazë dhe të pranojë të luajë në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"