Dy vite përjashtim për futbollistin që dhunoi gjyqtarin, e pëson edhe Esin Hakaj. Shi gjobash nga Disiplina për klubet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 19:26

Dy vite përjashtim për futbollistin që dhunoi gjyqtarin, e pëson edhe Esin Hakaj. Shi gjobash nga Disiplina për klubet e Superiores

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e fundit për vitin 2023, ka dhënë një sërë dënimesh duke shpërndarë gjoba e pezullime në të gjitha kategoritë, duke filluar nga Superiorja e deri te moshat.

FSHF

Në Superiore, klubet e Tiranës, Kukësit, Vllaznisë, Erzenit, Teutës dhe Partizanit, janë ndëshkuar me gjoba për sjelljet e tifozëve dhe ngjarje të cilat kanë shkaktuar probleme në ndeshje, si momenti i pushimit të fushës së sfidën Kukësi-Partizani. Ndërkohë, ka pësuar me 4 ndeshje pezullime dhe Esin Hakaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Në Kategorinë e Parë, bie në sy dënimi i futbollisti Geraldo Sharavolli, i cili goditi gjyqtarin në ndeshjen Tomori-Vora. Ai është përjashtuar për dy vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

VENDIMET

1. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. Lojtari i KF Vllaznia, Esin Hakaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
7. Lojtari i FK Tomorri, Kostika Becka, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Lojtari i FK Tomorri, Gelando Sharavaolli, për kërcënime dhe sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/k dhe 14/1/l të KDE, dënohet me 2 (dy) vite pezullim nga veprimtaritë.
9. Lojtari i FC Besa, Myslim Ramilli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. KF Tirana Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.
11. KF Vllaznia Femra, për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.
12. Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
13. Zyrtaria e KF Tirana Femra, Ardenisa Aliaj, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
14. Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve  6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
15. Zyrtari i Laberia FC, Nikollaq Divia, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
16. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
17. Lojtari i KF Butrinti, Salvador Gjonaj, për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
18. Lojtari i AF Luftetari, Sousa Santos Jersival, për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
19. Lojtari i AF Luftetari, Nazmi Gaba, për sulm fizik ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
20. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
21. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
22. Lojtari i KF Maliqi, Ronaldo Isufi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
23. Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Bledion Belba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
24. Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Denis Halili, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
25. Lojtari i KF Teuta U-15, Ergi Mansaku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
26. Lojtari i KF Teuta U-15, Fernando Kuci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
27. Lojtari i AF Triumph U-16, Marko Llakaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
28. KF Vora U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe shkaktuar dhunë ndaj lojtarëve të AF Triumph U-17,  në bazë të neneve 3/b, 15/2/a, 17/1, 17/2/a dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorëSipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
29. Rrëzimin e kërkesës së AF Triumph U-17, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
sdfsdfsdfsdffsdsdfsdf
sdfsdfsdffsdsfsdfsfsfd
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"