Dy titullarë qetësojnë Dovedanin, te Bylisi ka ankth për Ymeralilajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 15:33

Dy titullarë qetësojnë Dovedanin, te Bylisi ka ankth për Ymeralilajn

Qetësohet Veljko Dovedan. Ndërprerja e kampionatit ka ardhur në ndihmë të lojtarëve të dëmtuar. Bylisi ka vuajtur jo pak në javët e fundit, ku më të rëndat kanë qenë ato të Beji Antonit dhe Ditmar Bicajt.

bylis

I pari bëri operacion në gju, ndërsa qendërmbrojtësi pësoi tërheqje të shkallës së lartë. E megjithatë, ata janë rikuperuar. Kjo shtyrje u ka dhënë të paktën 10 ditë më shumë kohë që të jenë në gjendjen optimale për Partizanin. Ballshiotët do të jenë të plotë në një ndeshje mjaft delikate, që pritet ta luajnë në fundjavë në “Adush Muça”.

Sinjalet e mira edhe gjatë miqësores së fundit që luajtën në Gjirokastër (të shtunën), kur Bicaj luajti si titullar, ndërsa Antoni si zëvendësues. Pjesa tjetër e skuadrës është OK dhe stafi teknik do ta ketë më të thjeshtë të përgatisë strategjinë për të mposhtur kampionët në fuqi të vendit dhe të rigjejë fitoren, pas humbjeve të pësuara me Bylisin dhe Kukësin.

YMERALILAJ – E megjithatë, jo gjithçka shkon “vaj”. Situatë problematike paraqet mbrojtësi Franci Ymeralilaj. Dëmtimi që pësoi në testin e tri javëve më parë në Gjirokastër pritet të përcaktohet brenda kësaj jave. Duke qenë se këmba ka pasur ënjtje, nuk ishte konstatuar ende nëse duhet ndërhyrje apo jo. Lojtari ka qenë pushim absolut, por ka të ngjarë që sot të kryejë edhe një rezonancë. Me inflamacionin që ka rënë, grada e dëmtimit do të duket më mirë. 24-vjeçari para se të dëmtohej numëronte 12 ndeshje si titullar dhe me formën e tij në rritje, u kthye në titullar të padiskutueshëm në linjën e djathtë.

SULMI – Në Ballsh pritet shumë nga sulmi në sfidën ndaj të kuqve. Është parë që peshën e ofensivës e mban vetëm Guindo, ndërkohë që gola kanë shënuar edhe Ntepe apo Murataj. Në testin e kësaj fundjave shënuan edhe lojtarët ofensivë, Celis e Qardaku. Prej të dyve pritet dhe më shumë duke parë minutat që ata janë aktivizuar. Por rrjetat kanë ardhur edhe nga mbrojtja dhe rasti konkret është ai i Goxhajt.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"