Dy mungesat sjellin dilema, ja si pritet të rreshtohet Dinamo në derbin e sotëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 11:58

Dy mungesat sjellin dilema, ja si pritet të rreshtohet Dinamo në derbin e sotëm

Bakari Gudiabi dhe Patrik Bardhi janë mungesat e vetme e Dinamos në derbi. Mesfushori afrikan ka bërë gjatë javës pak stërvitje, kështu që e ka humbur këtë ndeshje. Ai u dëmtua në ndeshjen me Egnatian dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Mehmeti pas rifillimit të kampionatit nga ndërprerja e ndeshjeve të Kombëtares.

DINAMO STERVITJE

Mungesa e Gudiabit ka ngritur edhe dilemën e vetme të stafit teknik për formacionin. Janë provuar lojtarë të ndryshëm për atë që do të jetë në krah të Andonit dhe mbetet dilema mes Smaçit dhe Qefalisë. Pjesa tjetër e skuadrës është ajo e zakonshmja. Sali në portë dhe para tij Marku e Lorran në krahë, kurse kapiteni Hoxha dhe Behiratçe do të jenë në qendër.

Sulmi, sipas të gjitha gjasave, do të jetë me Vilën e Zabërgjën në krahë dhe Denisonin pa Kaçorrit. Për qendrën e mesfushës trajneri Mehmeti do të vendosë në momentet e fundit.

din

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"