Dy miqësoret e muajit nëntor, titullari i rëndësishëm i Tiranës merr ftesë nga kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2022 | 14:38

Dy miqësoret e muajit nëntor, titullari i rëndësishëm i Tiranës merr ftesë nga kombëtarja

Visar Bekaj do të jetë i grumbulluar në dy sfidat që Kosova do të luajë në nëntor. Lojtari ka marrë ftesën nga kombëtarja e Kosovës në futboll që do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor.

VISAR BEKAJ 1

“Dardanët” më 16 nëntor përballen me Armeninë, kurse tri ditë më vonë do të luajnë kundër Ishujve Faroe.

FFK ka bërë të ditur se këto do të shërbejnë si ndeshje përgatitore për trajnerin Alan Zhires.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"