Dy lëvizje të detyruara dhe balotazh mes Nikqit e Patrik në sulm, ja si pritet të luajë Tirana sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 9:02

Dy lëvizje të detyruara dhe balotazh mes Nikqit e Patrik në sulm, ja si pritet të luajë Tirana sot

Tirana do të ketë ndryshime që nga katërkëndori e deri në sulm në sfidën me Kukësin, ndërkohë që dilema mbetet nëse do të luajë me tre apo katër mbrojtës.

tirana

Kështu, Leon Kozi humb sfidën me Kukësin. Portieri u ndëshkua me kartonin e verdhë në sfidën me Skënderbeun. Për të ky ishte kartoni i katërt i verdhë. Kjo do të thotë se portieri, i cili ishte më i miri në fushën e lojës, nuk do të jetë në takimin me Kukësin në kampionat. Në vend të tij do të jetë Mustafë Abdullahu në lojë, pas shumë javësh pushim.

Po kështu, mbetet për t’u parë nëse Latifi do të aktivizohet nga fillimi, si dhe nëse do të jetë Najdovski në fushën e lojës. Për herë të parë në stol mund të jetë Selmani që u dëmtua në gusht. Lushkja është me tre të verdhë, së bashku me Bruno Lulajn nëse ndëshkohen me Kukësin humbasin sfidën me Erzenin në kampionat. Të shtunën në orën 15:00, Tirana përballet me Kukësin.

Një ndeshje për kampionat, ku Tirana vjen pas tri javësh pa fitore, dy prej të cilave në Superiore. Kukësi vetëm pak javë më parë e ka dërrmuar Tiranën në Kupë. Këtë sezon, Tirana vetëm me Kukësin deri tani ka pikët e plota. E kundërta është në përballjet e përgjithshme me 49 ndeshje, 22 të fituara nga Kukësi, 17 nga Tirana dhe 10 në barazim.

tir

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"