Dy humbje djegin, bardheblutë duan fitoren me çdo kusht kundër Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 9:33

Dy humbje djegin, bardheblutë duan fitoren me çdo kusht kundër Erzenit

Tirana do “kokën” e Erzenit. Ekipi nga Shijaku, këtë sezon është skuadra që e ka bërë ekipin bardheblu për “ujë të ftohtë”.

tirana

Për statistikë, Tirana në dy takimet që ka luajtur me Erzenin është mundur dy herë. Një situatë e sikletshme për bardheblutë. Në këto kushte, Tiranës i duhet që të fitojë me Erzenin. Presidenti Refik Halili nuk e përtyp këtë disfatë dhe për këtë qëllim ka kërkuar nga skuadra që të mundë patjetër Erzenin. Dy humbjet djegin, sidomos ajo në fazën e dytë ku shijakasit me një gjuajtje në portë arritën të merrnin tri pikë në takimin që luajt në “Arena Egnatia”.

Në 14 takime sezonet e fundit, Tirana ka triumfuar në 11 ndeshje, ndërsa tri të tjera janë mbyllur me fitoren e Erzenit. Skuadrat nuk kanë dalë asnjëherë barazim. Për t’u shënuar janë edhe 28 golat e Tiranës dhe nëntë të Erzenit. Të shohim nëse Tirana do t’ia dalë dhe të fitojë në takimin me Erzenin. Në sezonin e fundit, skuadra ka shkuar në derbi me humbje. Bardheblutë nuk e fitojnë derbin prej shumë kohësh dhe në këtë moment duan që të hakmerren ndaj Orges Shehit që firmosi me të kuqtë në sezonin e ri futbollistik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"